Emre Aşıkçı
02 Shtator 2021•Përditësim: 02 Shtator 2021
Tenisti grek Stefanos Tsitsipas fitoi 3:1 ndaj Adrian Mannarino për t'u kualifikuar sot në raundin e tretë të US Open, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri tre i botës, Tsitsipas mundi tenistin francez Mannarinon 3-1 në sete 6:3, 6:4, 6:7 dhe 6:0 në raundin e dytë, i cili zgjati 2 orë e 41 minuta.
Tsitsipas do të përballet me tenistin spanjoll Carlos Alcaraz në raundin e ardhshëm të kategorisë për meshkuj.
Në kategorinë e grave, Aryna Sabalenka nga Bjellorusia dhe Barbora Krejcikova nga Çekia kaluan në raundin e tretë pas fitoreve në sete.
Ylli amerikan Coco Gauff, e cila është e 21-ta në botë, pësoi disfatë të papritur 2:0 nga kolegia amerikane Sloane Stephens.