EMRE DOĞAN
Transferimi i yllit botëror me karrierë plot suksese, Mesut Özil nga Arsenali i Premier Ligës Angleze në klubin turk Fenerbahçe tërhoqi vëmendjen e sportdashësve.
Mesut Özil, futbollisti gjerman me origjinë turke, karrierën e tij profesionale e filloi në moshën 17-vjeçare në Gjermani ku edhe ka lindur, ai gjatë 4 sezoneve doli në pah me zhvillimin e tij në klubet Schalke 04 dhe në Werder Bremen.
Özil i cili la përshtypje me performancën e tij gjatë Kupës Botërore të FIFA në vitin 2010 pasi zgjodhi të luaj për Gjermaninë, në moshën 21-vjeçare u transferua në një nga klubet më të mëdha në botë, Real Madrid në vlerë prej 15 milionë eurosh.
Ai në Real Madrid kishte treguar sukses në rritje duke u bërë në mesin e futbollistëve më të mirë të klubit, ndërsa në vitin 2013 u transferua në klubin Arsenal në Angli me një vlerë rekorde prej 42,4 milionë sterlinë.
Ai gjithashtu i dha kontribute të veçanta klubit të Londrës Veriore sidomos në periudhën e trajnerit francez Arsene Wenger dhe pas 7 vite e gjysmë në Angli ai nënshkroi një marrëveshje me klubin turk Fenerbahçe.
Özil u transferua falas nga Arsenali në Fenerbahçe me kontratë 3,5-vjeçare, ndërsa klubi turk nuk njoftoi në lidhje me koston e Özil.
Karrierën profesionale e filloi në klubin Schalke 04
Mesut Özil i lindur në qytetin Gelsenkirchen më 15 tetor 1988, karrierën e tij profesionale e filloi në klubin gjerman Schalke 04 .
Özil kishte kaluar një fëmijëri me kushte të rënda dhe dha shumë mund për t'u zgjedhur në akademinë e klubit Schalke 04.
Ai nuk u përzgjodh në klub por duke mos u dorëzuar ai në vitin 2005 u pranua në akademinë e Schalke 04 dhe e arriti qëllimin e tij.
Futbollisti gjerman me origjinë turke doli në fushën e futbollit në moshën 17-vjeçare në Schalke të Bundesligës dhe pas 1,5 sezoni u transferua në Werder Bremen në vlerë prej 5 milionë eurove.
Özil në Werder Bremen tregoi sukses të madh
Mesut Özil arriti të tërheq vëmendjen e shikuesve me performancën në Werder Bremen.
Özil duke marrë parasysh moshën e re të tij ai mori ofertë për të luajtur për Kombëtaren e Turqisë dhe Gjermanisë, ndërsa në vitin 2009 ai zgjodhi Gjermaninë si vendlinja e tij, për të luajtur.
Futbollisti me prejardhje turke, arriti të luaj më shumë minuta për Werder Bremen, ashtu që Özil në sezonin 2008-2009 me një gol kundër Bayer Leverkusen në finalen e kupës gjermane, ndihmoi që Werder Bremen ta fitonin kupën gjermane.
Özil, me transferimin e Diego Ribas në Juventus, sezonin e ardhshëm, filloi të llogaritej si lojtari më i mirë i Werder Bremenit, i cili më vonë tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha me performancën e treguar në Kampionatin Botëror të FIFA 2010.
Ai pas Kampionatit Botëror të FIFA 2010 kishte marrë oferta nga Barclona, Arsenali dhe Manchester United, kurse ai zgjodhu Real Madrid për një transferim me vlerë prej 15 milionë eurosh.
Ai fitoi 3 kupa në Real Madrid
Mesut Özil në periudhën që ishte në Real Madrid ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm me performancën e tij.
Pasi që nënshkroi kontratë me klubin spanjoll ai tha se, "U transferova në Real Madrid për të fituar kampionate" ku edhe arriti qëllimin e tij në 3 sezona.
Mesut Özil ishte një nga emrat më të besueshëm të trajnerit portugez Jose Mourinho, ndërsa në mediat spanjolle kishte filluar të llogaritej si pasardhësi i Guti-t. Ai ishte dyshe e mirë me yllin portugez Cristiano Ronaldo në Real Madrid ku në 159 ndeshje kishte shënuar 27 gola dhe shumë asistime.
Lojtari 32-vjeçar, Özil i cili kishte fituar La Liga-n, Kupën Mbretërore të Spanjës dhe Super Kupën e Spanjës, në vitin 2013 u transferua në Arsenal me vlerë prej 42,4 milionë sterlinë.
U transferua me çmim rekord në Arsenal
Mesut Özil me performancën e tij në Arsenal ku luajti afër 7,5 sezona tërhoqi vëmendje sidomos në periudhën e trajnerit francez Arsene Wenger.
Futbollisti gjerman me prejardhje turke pasi që zhvilloi takim me Wenger pranoi trasnferimin në Arsenal me klauzolë rekorde të klubit edhe pse kishte marrë oferta nga klube tjera.
Në periudhën kur ishte Wenger, ai fitoi 3 kupa të Federatës së Anglisë dhe një kampionat Community Shield. Ai duke shënuar shumë gola dhe duke bërë shumë asiste ndihmoi shumë klubin e tij ku edhe në sezonin 2015-2016 u zgjedh si lojtari më i mirë i Arsenalit.
Özil pasi që u nda Wenger nga klubi filloi të mos tregonte sukses si në të kaluarën. Ai pas kësaj kishte disa mosmarrëveshje me trajnerët të klubit, si Unai Emery dhe Mikel Arteta ku edhe në 2,5 sezonat e fundit nuk e dha atë që pritej nga ai.
Mesut Özil sezonën e kaluar fitoi edhe kupën e Federatës por nuk pati mundësi të jetë shumë pjesë e skuadrës. Pasi që nuk u inkuadrua në skuadër për kampionatete e Premier Ligës dhe Ligës së Evropës të UEFA, ai nuk luajti në asnjë ndeshje zyrtare që nga 7 marsi i vitit 2020.
Özil shënoi 44 gola në mbi 250 ndeshje në Arsenal.
Ai nuk heshti ndaj racizmit dhe diskriminimit
Mesut Özil në moshën 30-vjeçare braktisi Kombëtaren e Gjermanisë me të cilën fitoi Kupën Botërore të FIFA në vitin 2014, pasi ai ishte bërë objekt i sulmeve raciste dhe diskriminuese.
Ai braktisi kombëaren gjermane pasi ishte bërë objekt i sulmeve raciste dhe diskriminuese për shkak se ishte fotografuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në Londër.
Vendimin e largimit nga kombëtarja ai e publikoi në rrjetet sociale më 22 korrik 2018 duke theksuar: "Nuk mund ta përfaqësoj Gjermaninë në arenën ndërkombëtare duke e ndjerë veten si objekt i racizmit dhe mosrespektimit. Gjendja u bë e padurueshme pasi zyrtarët e lartë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë nuk tregonin respekt ndaj prejardhjes time turke dhe duke më shndërruar mua në një mjet i propagandës politike. Unë nuk do të qëndroj duarkryq dhe të qëndrojë në vend. Diskriminimi nuk është i pranueshëm asnjëherë".
Vendimi i tij u përkrah nga shokët e tij të skuadrës dhe nga tifozët e futbollit.
Thirrje për mbështetje të Turqëve Ujgur
Mesut Özil gjithashtu reagoi ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut që u bëhet turqëve ujgurë në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang të Kinës (Turkistani Lindor).
Özil gjithashtu tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale me mesazhin e publikuar në vitin 2019 duke kritikuar edhe botën islame për heshtjen ndaj politikave të shtypjes që u bëhet turqëve ujgurë.
news_share_descriptionsubscription_contact
