Berad Büyük
29 Mars 2020•Përditësim: 30 Mars 2020
Legjenda e futbollit spanjoll Xavi Hernandez ka thënë se dëshiron të kthehet te ekipi i Barcelonës si trajner, transmeton Anadolia Agency (AA).
"Tashmë e shoh veten si të mjaftueshëm për të menaxhuar lojtarët", ka thënë Xavi, aktualisht trajner i klbuit Al Sadd nga Katari, në një deklaratë për gazetën spanjolle La Vanguardia.
"Megjithatë, unë kam parashtruar disa kushte. Vendimmarrësi do të jem unë dhe do të nis një projekt nga fillimi", ka shtuar ai.
I pyetur nëse Barcelona ka nevojë për transferime, Xavi është përgjigjur: "Nuk kanë nevojë për shumë lojtarë. Mbase mund të jetë Jadon Sancho ose Serge Gnarby".
Xavi Hernandez ka veshur fanellën e klubit të Barcelonës nga viti 1998 deri më 2015.