Sport

Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit

43-vjeçari do të prezantohet të hënën si trajneri i ri kryesor në një aktivitet që do të mbahet në ambientet e klubit.

Emre Aşıkçı  | 25.05.2025 - Përdıtësım : 25.05.2025
Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit

Stamboll

Klubi spanjoll i futbollit Real Madrid konfirmoi sot se Xabi Alonso do të jetë trajneri i tyre kryesor për tri sezonet e ardhshme, transmeton Anadolu.

“Xabi Alonso e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e Real Madridit, duke marrë drejtimin e ekipit nën-12 vjeç për sezonin 2018-2019 dhe duke fituar ligën dhe ‘Torneo de Campeones’” tha klubi në një deklaratë.

“Ai tani kthehet në Real Madrid si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë pasi bëri histori me Bayer Leverkusenin, ku fitoi ligën, kupën dhe Superkupën e Gjermanisë gjatë tri sezoneve”, shtoi ai.

Real Madridi tha se 43-vjeçari do të prezantohet të hënën si trajneri i ri kryesor në një aktivitet që do të mbahet në ambientet e klubit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın