Alma Çekovic
30 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
LONDËR (AA) – Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze të futbollit Wayne Rooney do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit të kombëtares së Anglisë e cila ëshë nën udhëheqjen e trajnerit Sam Allardyce, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i ri i kombëtares angleze Sam Allardyce në konferencën e tij të parë për mediat në korrik deklaroi se është herët të merret vendimi nëse Rooney do të mbetet kapiten, por vendosi se nuk ka nevojë për ndryshim të kapitentit të kombëtares.
“Wayne ishte kapiten i shkëlqyeshëm i Anglisë dhe mënyrën se si e kreu këtë rol ma lehtësoi vendimin që të kërkoj prej tij që të vazhdojë. Rekordi i tij flet vetvetiu. Ai është pjesëtari më me përvojë i ekipit dhe kolegët e respektojnë. Të githë këto faktorë tregojnë në atë se ai është zgjedhja e duhur e skuadrës”, tha Allardyce, raportojnë mediat britanike.