Hüseyin Burak Demirer
25 janar 2022•Përditësim: 26 janar 2022
Trajneri italian i futbollit Claudio Ranieri është shkarkuar nga skuadra e Premierligës angleze Watford, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trajneri italian, i cili mori drejtimin e Watford-it më 4 tetor të vitit të kaluar, u shkarkua pasi skuadra kishte vetëm dy fitore në 13 ndeshje të ligës dhe një ndeshje të Kupës FA të Anglisë.
Klubi falënderoi 70-vjeçarin Ranieri për angazhimin e tij në një deklaratë të lëshuar të hënën mbrëma.
Ranieri, i cili në karrierën e tij ka drejtuar klube të njohura evropiane si Chelsea, Juventus, Inter, Roma, Napoli, Atletico Madrid, Valencia dhe Monaco, ka arritur sukses historik duke fituar kampionatin anglez me Leicester City-n në sezonin 2015-16.
Watford pas xhiros së 19-të të Premierligës renditet në vendin e 19-të me 14 pikë.