Sport

Tottenham zgjat kontratën e portierit francez Lloris deri në vitin 2024

“Ndihem shumë i lumtur, pa dyshim për mua, por edhe për familjen time, që zgjata qëndrimin tim në Londër dhe te Spurs për dy vitet e ardhshme”, ka thënë Lloris

Selçuk Buğra Gökalp  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 24.01.2022
Tottenham zgjat kontratën e portierit francez Lloris deri në vitin 2024

Ankara

Tottenham Hotspur zgjati kontratën e portierit francez Hugo Lloris deri në vitin 2024, njoftoi klubi i futbollit i Premierligës angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndihem shumë i lumtur, pa dyshim për mua, por edhe për familjen time, që zgjata qëndrimin tim në Londër dhe te Spurs për dy vitet e ardhshme... Ndiej se është një privilegj të luaj futboll për një klub kaq të madh si Spurs”, ka thënë kapiteni Lloris, sipas faqes zyrtare të klubit.

Lloris, 35 vjeç, është lojtari që ka bërë më shumë paraqitje në Premierligë për Tottenham-in me 317 ndeshje.

Ai është gjithashtu lojtari i dytë francez me më shumë paraqitje me 136 ndeshje, pas mbrojtësit legjendar Lilian Thuram, i cili ka 142 paraqitje për Francën.

Lloris mban gjithashtu rekordin për më shumë ndeshje si kapiten me Francën, me 108.

Ai fitoi Kupën e Botës FIFA 2018 dhe Ligën e Kombeve UEFA 2021 me kombëtaren franceze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın