Selçuk Buğra Gökalp
01 Shkurt 2022•Përditësim: 01 Shkurt 2022
Futbollisti kosovar Vedat Muriqi ka bërë një transferim me huazim te klubi i La Ligas spanjolle Mallorca nga skuadra e ligës italiane Serie A Lazio, transmeton Anadolu Agency (AA).
Muriqi ka nënshkruar me Mallorca-n deri në fund të sezonit aktual.
Ish-lojtari i Fenerbahçes ka shënuar dy gola dhe dy asistime për Lazio-n në 49 paraqitjet e tij.
27-vjeçari ka 18 gola në 37 paraqitjet e tij për Kosovën.