Vedat Muriqi drejt klubit Gençlerbirliği
Sekretari i Përgjithshëm i ekipit të kryeqytetit, Sinan Gursoy në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se transferimi i golashënuesit kosovar ka mbaruar në masë të madhe

Ankara
ANKARA (AA) - Klubi futbollistik i Turqisë, Gençlerbirliği, ka arritur tek fundi i transferimit të futbollistit kosovar Vedat Muriqi nga ekipi i Ligës së Parë të Turqisë, Giresunspor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Përgjithshëm i ekipit të kryeqytetit, Sinan Gursoy në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se transferimi i golashënuesit kosovar ka mbaruar në masë të madhe.
Gursoy duke theksuar se golashënuesi i lindur në vitin 1994 i cili gjithashtu mund të luaj në statusin e shtetasit turk, tha se: "Arritëm marrëveshje në masë të madhe me klubin gjithashtu edhe me futbollistin. Nuk mendoj se do kemi probleme për transferimin. Besojmë se Muriqi do ta tejkaloj performancën e tij të Ligës së Parë, në Superligë."
Vedat Muriqi i lindur në Prizren të Kosovës, sezonin e kaluar në Ligën e Parë të Turqisë me ekipin Giresunspor i cili mbaroi në vendin e 7-të, shënoi 17 gola.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.