Hüseyin Burak Demirer
05 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Para ndeshjeve të gjysmëfinales në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016), UEFA paralajmëron tifozët që të mos blejnë biletë nga personat e paautorizuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e UEFA-s thuhet se në ndeshjet e çerekfinales të EURO 2016 është vërejtur rritje e ndieshme në biletat e tregut të zi që mund të blihen në internet apo nga shitësit në rrugë. Më tej thuhet se disa persona nuk kanë mundur të hyjnë në stadium për shkak se biletat e tyre kanë qenë false.
Gjithashtu shtëpia e futbollit evropian UEFA bën me dije për rreziqe të shtuara në numrin e biletave false të shitura në tregun e zi para tre ndeshjeve të mbetura. Nga UEFA paralajmëruan se biletat e shitura nga persona të paautorizuar me çmime të larta mund të jenë false dhe të pavleshme.