Selçuk Buğra Gökalp
07 Shtator 2021•Përditësim: 08 Shtator 2021
Autoriteti evropian i futbollit UEFA vendosi të hënën të mos zgjasë ndalimin për tifozët që të ndjekin ndeshjet si mysafirë në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi ndryshimet në edicionin e pestë të Protokollit të UEFA-s për Kthimin në Lojë, i cili përcakton kornizën e procedurave sanitare dhe të lidhura me higjienën, si dhe protokollet operacionale që do të aplikohen në ndeshjet e garave të UEFA-s.
Përditësimi i versionit 5 të protokollit i lejon të gjithë individët që janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe/ose janë shëruar nga virusi të marrin pjesë në evente publike pa testime të mëtejshme.
Tifozët mysafirë tani lejohen të marrin pjesë në ndeshje dhe 5 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të lejuar të stadiumit do të rezervohet për ta.
Më parë, tifozët mysafirë nuk lejoheshin në ndeshjet e organizuara nga UEFA për shkak të masave kundër COVID-19.