Yunus Kaymaz
01 Gusht 2017•Përditësim: 01 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar futbollistët e Manchester United, Phil Jones dhe Daley Blind me arsyetimin se nuk kanë respektuar rregullat anti-doping në finalen e Evropa Ligës të zhvilluar në muajin maj, raporton Anadolu Agency (AA).
Phil Jones ka ofenduar punonjësit të cilët kanë dashur të marrin mostra për kontroll të dopingut pas finales së Evropa Ligës të zhvilluar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm ku Manceshter United e mundi Ajax-in me rezultatin 2-0.
Jones është dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë dhe gjobë në vlerë prej 5 mijë euro.
Futbollisti 25 vjeçar anglez, përveç në ndeshjen e UEFA Super Kupës që do të luhet mes Manceshter United dhe Realit të Madridit në Shkup më 8 gusht do të mungojë edhe në ndeshjen e parë të klubit të tij në UEFA Ligën e Kampionëve.
UEFA gjithashtu e gjobiti me 5 mijë euro edhe mbrojtësin holandez Daley Blind me arsye se ka shkelur procedurën anti-doping. Blind në ndeshjen finale të cilën e luajti kundër ish-klubit të tij në fushë qëndroi 90 minuta.
UEFA për shkak të sjelljes së këtyre dy futbollistëve vendosi që ta gjobisë edhe Manchester United me 10 mijë euro.