Emrah Oktay
24 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Përfundon gara e parë Stamboll-Stamboll e turneut të 52-të presidencial të çiklizmit, që përbëhet nga 8 etapa, raporton Anadolu Agency (AA).
Dita e parë e garës filloi para skelës Beşiktaş, e cila përbëhet nga 8 etapa dhe që ndodhet në kategorinë 2.HC në kalendarin e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI).
Etapa Stamboll-Stamboll ku kanë marrë pjesë 123 sportistë dhe e cila ka një trajektore prej 129,2 kilometrash ka vazhduar më tej drejt rajonit Beykoz duke kaluar mbi urën e Bosforit dhe më pas duke u rikthyer sërisht në pjesën europiane të Stambollit ka përfunduar në sheshin AT në rajonin Sultanahmet (Xhamia Blu).
Sportisti polak Przemyslaw Niemiec nga ekipi italian Lampre-Merida i cili në pjesën e 40 km të fundit të garës ka kaluar fuqishëm në veprim është renditur i pari në këtë etapë me normën 3.10.19. Ndërsa në vendin e dytën me rezultatin 3.10.30 është renditur portugezi Jose Gonçalves nga ekipi spanjoll Caja Rural-Seguros RGA, si dhe sportisti italian Marco Zanotti me 3.10.35 nga ekipi holandez Parkhotel Valkenburg Continential është renditur i treti.