Sport

Japonia, stacioni i radhës në Formula 1

Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën ndërkombëtare të garave Suzuka me një gjatësi prej 5.8 kilometra që ndodhet në Suzuka

Fatih Erel  | 05.04.2024 - Përdıtësım : 06.04.2024
Japonia, stacioni i radhës në Formula 1

Istanbul

Japonia do të organizojë garën e katërt të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu.

Gara me 53 xhiro do të zhvillohet në pistën ndërkombëtare të garave Suzuka me një gjatësi prej 5.8 kilometra që ndodhet në Suzuka. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 08:00 ndërsa gara më 24 mars të dielën në orën 07:00.

Dy garat e para të sezonit i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen. Ndërsa Çmimin e Madh të Australisë që është etapa e tretë e sezonit e fitoi piloti spanjoll nga ekipi i Ferrarit, Carlos Sainz.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në Grand Prix-in e Japonisë janë si më poshtë:


- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 51 pikë

2. Charles Leclerc (Monaco): 47

3. Sergio Perez (Meksikë): 46

4. Carlos Sainz (Spanjë): 40

5. Oscar Piastri (Australi): 28


- Ekipet

1. Red Bull: 97

2. Ferrari: 93

3. McLaren: 55

4. Aston Martin: 27

5. Mercedes: 26



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın