Sport

Turqi, fillon Kampionati Botëror i Motocross-it

Kampionati i organizuar në Qendrën për Sporte të Motorit të Afyonkarahisar, filloi me raundin e renditjes, ndërsa do të zhvillohet edhe Kampionati Evropian i Motocross-it

Canan Tükelay   | 07.09.2019
Turqi, fillon Kampionati Botëror i Motocross-it ( Abdullah Coşkun - Anadolu Agency )

Afyonkarahisar

Xhiroja e 17-të e Kampionatit Botëror të Motocross-it (MXGP) filloi për herë të dytë këtë vit nën kujdesin e Presidencës së Republikës së Turqisë, në qytetin Afyonkarahisar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampionati i organizuar në Qendrën për Sporte të Motorit të Afyonkarahisar, filloi me raundin e renditjes, ndërsa do të zhvillohet edhe Kampionati Evropian i Motocross-it si dhe Kampionati Botëror i Motocross-it për femra (MXWomen).

Zëvendëspresidenti i Federatës turke të motoçikletave, Ogün Baysan, në deklaratën e tij tha se garat transmetohen nga 20 televizionë në mbarë botën.

Ai tha se me anë të këtij organizimi do të mund të shfaqen bukuritë që i posedon vendi.

Aktiviteti për të drejtat ekskluzive të cilat i ka organizatori Youthstream do të transmetohet drejtpërdrejt dhe në regjistrime nga transmetuesit sportiv të njohur si Eurosport, beIN Sport, Sport TV, CBS Sports, Fox Sports, RTL dhe Motorsport TV.

Ky organizim i cili edhe vitin e kaluar u zhvillua në Afyonkarahisar, me shtimin edhe të prodhuesve dhe markave me famë botërore siguroi një kontribut prej 145 milionë euro për promovimin e Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın