Mutlu Demirtaştan
29 Dhjetor 2021•Përditësim: 29 Dhjetor 2021
Të paktën 3 futbollistë të Barcelonës janë infektuar me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesit e klubit katalonjas njoftuan se Ousmane Dembele, Samuel Umtiti dhe Gavi rezultuan pozitivë në testin e fundit për koronavirus.
Në njoftimin theksohet se futbollistët e infektuar ndihen mirë dhe ndodhen në izolim shtëpiak.
Lojtarët e Barcelonës, Clement Lenglet, Dani Alves, Jordi Alba dhe Alejandro Balde gjithashtu janë infektuar së fundmi me COVID-19.