Yunus Kaymaz
04 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Futbollisti i Bayern Munich, Robert Lewandowski, tha se trajneri i preferuar i tij është Jurgen Klopp, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti polak i cili iu përgjigj pyetjeve në llogarinë e tij në rrjetet sociale, e vendosi trajnerin gjerman, i cili në dy vitet e fundit me Liverpool fitoi UEFA Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën Angleze, në vendin e parë në mesin e trajnerëve më të mirë.
Sipas tij, Klopp "njërën fytyrë e ka si baba, ndërsa tjetrën si trajner".
"Është një burim i madh i motivimit për futbollistët. Këtë e bënë mrekullueshëm, sepse e di ku të ndalet", u shpreh Lewandoski.
Futbollisti 31-vjeçar ishte pjesë e Borussia Dortmund mes viteve 2010-2014 kur trajner i klubit ishte Klopp, i cili gjatë kësaj periudhe fitoi dy herë Bundesligën dhe një herë kishin luajtur finale në UEFA Ligën e Kampionëve.