Doğa Kırmızıoğlu
17 Shtator 2020•Përditësim: 17 Shtator 2020
Shefi i shtabit teknik i klubit anglez të futbollit Middlesbrough, Neil Warnock, është prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi që garon në Championship njoftoi se trajneri 71-vjeçar Warnock është konfirmuar pozitiv në testin ndaj koronavirusit dhe momentalisht kurohet në izolim shtëpiak.
Në njoftim theksohet se trajneri anglez Warnock momentalisht është mirë dhe se pritet rikuperim i shpejtë.
Warnock nuk do të mund nga pankina të udhëheq Middlesbrough në ndeshjen e së shtunës kundër Bournemouth, ndërsa në tribunat e stadiumit për arsye të masave parandaluese epidemiologjike për herë të parë do të lëshohen një mijë tifozë.