Emre Aşıkçı
17 Shtator 2020•Përditësim: 18 Shtator 2020
Liga amerikane e Basketbollit (NBA) konfirmoi se LeBron James i Los Angeles Lakers dhe Giannis Antetokounmpo i Milwaukee Bucks janë emëruar unanimisht në "All-NBA Team" 2019-20, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Antetokounmpo, Lojtari Mbrojtës i Vitit 2019-20 Kia NBA dhe James të dy morën votat e 'NBA-All Team' në të gjitha 100 votimet për të përfunduar me 500 pikë secili. Të emëruar në All-NBA për herë të katërt, Antetokounmpo fitoi nderin e tij të dytë të 'First Time'", tha NBA në faqen e saj të internetit.
Gjithashtu, James Harden i Houston Rockets (474 pikë, 89 vota të "First Team"), Anthony Davis i LA Lakers (455 pikë, 79 vota të "First Team") dhe Luka Doncic i Dallas Mavericks (416 pikë, 59 vota të "First Team") u zgjodhën në ekipin e parë.
Doncic ka bërë debutimin e tij në "All-NBA Team" në sezonin e tij të dytë. Ylli slloven u bë lojtari i gjashtë i emëruar në "All-NBA Team" në moshën 21 vjeç ose më i ri, duke iu bashkangjitur Kevin Durant, LeBron James, Tim Duncan, Rick Barry dhe Max Zaslofsky.
James u emërua lojtar i All-NBA për të 16-ën herë, duke shënuar rekord. Ai kaloi legjendat Kareem Abdul-Jabbar, Kobe Bryant dhe Tim Duncan, të cilët janë zgjedhur 15-herë në "All-NBA Team".
Zbulohet skuadra "All-Rookie Team" e NBA-së
Ja Morant i Memphis Grizzlies ishte i vetmi lojtar me zgjedhje unanime në "All-Rookie Team" të NBA-së.
Morant mori votat e "All-Rookie Team" të NBA-së për të gjitha 100 fletëvotimet nga një panel global i gazetarëve dhe transmetuesve sportivë.
"All-Rookie Team" NBA 2019-20 përbëhet nga Morant (Memphis Grizzlies), Kendrick Nunn (Miami Heat), Brandon Clarke (Memphis Grizzlies), Zion Williamson (New Orleans Pelicans) dhe Eric Paschall (Golden State Warriors).