Adnan İdriz
09 tetor 2015•Përditësim: 09 tetor 2015
SHKUP (AA) - Mijëra shqiptar të Shkupit të cilët nuk patën mundësi të mbështesin kombëtaren nga afër, u mblodhën në sheshin "Skenderbeu" në Çarshi të Vjetër për të mbështetur me përballjen kundër Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë anë të qytetit kafeteritë ishin të stërmbushur me të rinj, tek të cilët gjatë tërë nuk munguan brohiritjet, flamujt dhe fanellat kuq e zi. Ata thonin se edhe pse fizikisht janë me qindra kilometra larg, me shpirtë dhe zemër janë një.
Takimi Shqipëri - Serbi u ndiq nga mbarë shqiptarët e Maqedonisë. Ata të organizuar nepër sheshe, kafene dhe vende tjera të ndryshme gjatë tërë lojës mbështetën kombëtaren shqiptare.
Kjo ndeshje historike e rëndësishme për plasimin e Shqipërisë në garat e mëtutjeshme plasoi me rezultat 0:2 në favor të Serbisë, rezultat i cili demoralizoi tifozët shqiptar, por ata nuk u dorëzuan, si dhe apeluan për mbështetje sa më të madhe të kombëtarës në përballjet e ardhshme.