Bedrudin Brljavac
29 Janar 2022•Përditësim: 30 Janar 2022
Tenistja e re 16-vjeçare kroate, Petra Marçinko fitoi Grand Slam-in e turneut "Australian Open" në konkurrencën e juniorëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Marçinko, aktualisht juniorja më e mirë në botë, mposhti në finale tenisten belge 16-vjeçe, Sofia Costoulas me 2:0 në sete.
Tenistja e re kroate fitoi setin e parë me 7:5 ndërsa në të dytin fitoi bindshëm me 6:1. Ndeshja zgjati 1 orë e 16 minuta.
Marçinko u bë tenistja e katërt kroate që fiton turneun "Australian Open" për të rinj. Gjegjësisht, para saj sukses në vitin 1997 ia ka dalë Mirjana Luçiq, në vitin 1998 Jelena Kostaniç dhe në vitin 2013 Ana Konjuh.