Sport

Stamboll, Bottas fiton Çmimin e Madh të Turqisë në Formula 1

Piloti finlandez i ekipit të Mercedes, Valtteri Bottas fitoi Çmimin e Madh të Turqisë (Turkish Grand Prix) në Formula 1

Yunus Kaymaz  | 10.10.2021 - Përdıtësım : 11.10.2021
Stamboll, Bottas fiton Çmimin e Madh të Turqisë në Formula 1 Foto: Onur Çoban / AA

Stamboll

Piloti finlandez i ekipit të Mercedes, Valtteri Bottas fitoi Çmimin e Madh të Turqisë (Turkish Grand Prix) në Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Në garën e zhvilluar mbi 58 xhiro në pistën "Intercity İstanbul Park" në Stamboll të Turqisë, Bottas arriti fitoren e parë të tij këtë sezon duke parë në vendin e parë flamurin me kuadrate.

Ndërsa në vendin e dytë në garë u rendit holandezi Max Verstappen dhe në vendin e tretë meksikani Sergio Perez, pilotë nga ekipi Red Bull.

Verstappen tregoi sukses duke arritur në podium për herë të 12-të këtë sezon. Ndërkohë Bottas përjetoi gëzimin e daljes në podium për herë të 9-të dhe piloti Perez për herë të 3-të.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.