Halil Ibrahim Avsar
21 Qershor 2018•Përditësim: 21 Qershor 2018
ANKARA (AA) - Në qytetin Tarragona të Spanjës nesër do të fillojnë Lojërat Mesdhetare 2018, në 33 disiplina me pjesëmarrjen e rreth 4.000 sportistëve nga 26 shtete, raporton Anadolu Agency (AA).
Lojërat e 18-ta Mesdhetare do të zhvillohen në 16 objekte sportive, ndërsa do të përfundojnë më 1 korrik. Në ditën e parë të lojërave do të luhen ndeshjet në futboll, volejboll dhe shigjetari.
Për shkak të kërkesës së Komitetit organizative të Tarragonas lojërat që duhej të zhvillohen vitin e kaluar ishin shtyrë për një vit.
Së fundmi Lojërat Mesdhetare ishin organizuar nga Turqia në qytetin Mersin në vitin 2013.