Sport

Shtyhet për një vit Kupa e Kombeve të Afrikës 2021

Edicioni i 33-të i Kupës së Kombeve të Afrikës do të mbahet në Kamerun, ndërsa gara për gratë u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit

Emre Aşıkçı   | 01.07.2020
Shtyhet për një vit Kupa e Kombeve të Afrikës 2021 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) njoftoi sot se Kupa e Kombeve të Afrikës për vitin 2021 është ricaktuar për në janar 2022 për shkak të rrezikut nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Organi drejtues i futbollit afrikan njoftoi se garat e glubeve të Kupës së Konfederatës së Kampionatit CAF që u shtynë për shkak të koronavirusit do të rifillojnë në shtator në format të gjysmëfinaleve që do të luhen në një ndeshje të vetme.

Edicioni i 33-të i Kupës së Kombeve të Afrikës do të mbahet në Kamerun. Ndërkohë, Kupa e të Afrikës për gratë u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

"Për shkak të kushteve sfiduese, edicioni i vitit 2020 i Kupës së Kombeve të Afrikës për gratë është anuluar", njoftoi CAF në faqen zyrtare të internetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın