Sport

Shqipëria humb në sfidën me Skocinë

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 0:4 nga ekipi i Skocisë, në kuadër të ndeshjes zyrtare për UEFA Ligën e Kombeve

Fatjon Cuka  | 18.11.2018 - Përdıtësım : 18.11.2018
Shqipëria humb në sfidën me Skocinë

Shkodër

SHKODËR (AA) - Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll është mposhtur me rezultatin 0:4 nga ekipi i Skocisë, në kuadër të ndeshjes zyrtare për UEFA Ligën e Kombeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i drejtuar nga Christian Panucci, ka humbur në përballjen e katërt të kësaj lige në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku nuk mungoi edhe mbështetja e tifozëve.

Goli i Fraser, i Fletcher, dhe dy golat e Forrest kanë vulosur fitoren për ekipin e Skocisë.

Shqipëria në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, deri tani ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Izraelit më 7 shtator të këtij viti dhe ka humbur përballë këtij ekipi me rezultatin 2-0, më 14 tetor. Në përballjen e parë me Skocinë, Shqipëria ka humbur me rezultatin 2-0, në ndeshjen e zhvilluar më 10 shtator, si dhe humbi sfidën tjetër me këtë ekip.

Shqipëria në UEFA Ligën e Kombeve është në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku pjesë janë Izraeli dhe Skocia.

Ndeshja e radhës Kombëtares së Shqipërisë në Futboll do të jetë miqësore, ku përballja Shqipëri-Uells, do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın