Sport

Liga e Kombeve, Maqedonia një pikë nga barazhi, sonte sfidat e Shqipërisë dhe Kosovës

Maqedoninë tani e ndan vetëm një pikë nga barazhi për Evropianin 2020, pasi para ndeshjes së fundit, ajo ka një epërsi prej tre pikësh para Armenisë në pozitën e dytë në tabelë

Bekim Laci  | 17.11.2018 - Përdıtësım : 17.11.2018
Liga e Kombeve, Maqedonia një pikë nga barazhi, sonte sfidat e Shqipërisë dhe Kosovës

Shkup

SHKUP (AA) - Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mposhti mbrëmë Lihtenshtajnin në terren mysafir me rezultatin 0:2, në ndeshjen e UEFA Ligës së Kombeve, dhe tani e ndan vetëm një pikë nga barazhi për Evropianin 2020, pasi para ndeshjes së fundit, ajo ka një epërsi prej tre pikësh para Armenisë në pozitën e dytë në tabelë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tre pikëshi në “Rein Park” të kryeqytetit Vaduc u sigurua në pjesën e dytë, me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, e tashmë specialistit Enis Bardhi në minutën e 53-të, ndërsa goli i Ilija Nestorovskit në minutën e 90-të, vulosi fitoren.

Në grupin 4 të ligës D, ku bën pjesë Maqedonia, Armenia triumfoi në Gjibraltar me rezultatin 2:6.

Në ndeshjet tjera të luajtura mbrëmë në kuadër të raundit të 5-të nga Liga e Kombeve, vëmendjen më të madhe e tërhoqi dueli mes Holandës dhe kampionit aktual botëror Francës, e cila përfundoi me fitore të nikoqirëve.

Dueli nga grupi 1 i ligës A përfundoi me shifrat 2:0 me golat e Georginio Wijnaldum në minutën e 44-të dhe të Memphis Depay në minutat shtesë në fund të lojës.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në grupin "1" liga B, Sllovakia mposhti Ukrainën me rezultatin 4:1, ndërsa në ndeshjen e grupit "4" liga B në Cardiff, Uellsi pësoi disfatë nga Danimarka me shifrat 1:2.

Në ndeshjet e grupit "3" liga C, Sllovenia barazoi në Lubjanë kundër Norvegjisë 1:1, ndërsa Qiproja Greke barazoi kundër Bullgarisë me rezultatin e njëjtë 1:1.

Sot në orar janë përballjet: Maltë – Kosovë, Shqipëri - Skoci, Itali - Portugali, Turqia - Suedi, Serbi - Mali i Zi, Rumani - Lituani, dhe Azerbajxhan - Ishujt Faroe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın