Fatjon Cuka
02 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
ELBASAN (AA) - Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka mposhtur Lihtenshtejnin në ndeshjen zyrtare eliminatore për Botërorin "Rusi 2018", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja Shqipëri- Lihtenshtejn e luajtur në stadiumin "Elbasan Arena" ka përfunduar me rezultatin 2-0, ndërsa me këtë fitore trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Pannucci, fiton sfidën e parë.
Golat për Shqipërinë u shënuan në minutën e 54 nga Roshi dhe 78 nga Agolli, ndërsa në të dyja pjesët kanë dominuar kuqezinjtë.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë është më 5 shtator në Strumicë, ku do të përballet me Maqedoninë.
Kombëtarja e Shqipërisë me ndeshjet kualifikuese për "Botërorin 2018" të zhvilluara deri tani ndodhet në vendin e tretë në grupin G me 12 pikë.
Kujtojmë se Christian Panucci mori zyrtarisht detyrën e trajnerit të ri të Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, më 19 korrik 2017, pas dorëheqjes së Gianni De Biasit, ndërsa me fitoren e sotme ai shënon rezultatin e parë pozitiv në drejtimin e ekipit të Shqipërisë.