Dzihat Aliju
03 Shtator 2017•Përditësim: 03 Shtator 2017
SHKUP (AA) - Ndeshja mes përfaqësueseve të Kroacisë dhe Kosovës në futboll e cila u ndërpre mbrëmë në minutën e 22-të për shkak të reshjeve të shiut do të vazhdojë sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin në ueb faqen e UEFA-s, thuhet se në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Botërorin "Rusi 2018" mes Kroacisë dhe Kosovës në stadiumin "Maksimir" në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, i ndërprerë mbrëmë në gjysmën e parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, do të rifillojë sot në ora 14:30.
"Për shkak të kushteve të papërshtatshme të fushës, arbitri, në bashkëpunim me Komisionerin e FIFA-s për ndeshjen, vendosi të ndërprejë ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në Zagreb", thuhet në njoftim.
Rezultati i ndeshjes që u ndërpre pas 22 minutash ishte 0:0.
Kosova e cila gjendet në grupin I me 1 pikë renditet e fundit në tabelë.