Sport

Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Moldavisë

Ndeshja Shqipëri-Moldavi e vlefshme për "Euro 2024" ka përfunduar me rezultatin 2-0

Fatjon Cuka  | 18.06.2023 - Përdıtësım : 20.06.2023
Shqipëria fiton ndeshjen ndaj Moldavisë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të Futbollit "Euro 2024", raporton Anadolu.

Ndeshja Shqipëri-Moldavi e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Për kombëtaren e Shqipërisë golat u shënuan nga Asani në minutën e 52-të dhe Bajrami në minutën e 76-të.

Ekipi kuqezi është mbështetur edhe nga mijëra tifozë brenda dhe jashtë stadiumit.

Në kuadër të Kampionatit Evropian 2024, kombëtarja kuqezi është në Grupin E, me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın