Sport

Shqipëri, fillon gara “Giro d'Italia 2025”

Etapa e parë e edicionit të 108-të të “Giro d’Italia” ka filluar në qytetin e Durrësit, ndërkohë do të përfundojë gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përfundimit të itinerarit rreth 160 kilometra

Fatjon Cuka  | 09.05.2025 - Përdıtësım : 10.05.2025
Shqipëri, fillon gara “Giro d'Italia 2025” Foto: Olsi Shehu / AA

Durrës

Në Shqipëri ka filluar etapa e parë e garës së njohur të çiklizmit “Giro d'Italia 2025”, raporton Anadolu.

Etapa e parë e edicionit të 108-të të “Giro d’Italia” ka filluar në qytetin e Durrësit, ndërkohë do të përfundojë gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përfundimit të itinerarit rreth 160 kilometra.

Mbi 180 çiklistë nisën garën në etapën e parë, mes brohoritjeve të qytetarëve të shumtë dhe nën shoqërimin e forcave të sigurisë.

"Giro d’Italia”, një nga aktivitetet e famshme sportive në botë, ka zgjedhur Shqipërinë mes shumë kandidatëve për “Grande Partenza 2025” (Nisja e Madhe 2025).

Ndërkohë, 23 ekipe pjesëmarrëse me çiklistë nga vende të ndryshme do të jenë pjesë e “Giro d'Italia 2025” që do të përfundojë në Romë më 1 qershor.

Në Shqipëri do të zhvillohen tri etapat e para, më 9-11 maj, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Etapa e dytë do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Autoritete shqiptare e kanë konsideruar zhvillimin e etapave të para të “Giro d'Italia 2025", si një moment të rëndësishëm për përfshirjen e Shqipërisë në hartën e aktiviteteve ndërkombëtare.

Në kuadër të këtij eventi, në Shqipëri do të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.