Sport

Rusi 2018: Portugalia shënon fitore minimale ndaj Marokut

Të udhëhequr nga kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo, Portugalia triumfoi me golin e shënuar nga Ronaldo në minutan e katërt të ndeshjes

Elvir Hociç  | 20.06.2018 - Përdıtësım : 21.06.2018
Rusi 2018: Portugalia shënon fitore minimale ndaj Marokut Sefa Karacan/AA

Shkup

SHKUP (AA) – Në ndeshjen e parë të raundit të dytë të grupit B në Kampionatin Botëror në futboll që mbahet në Rusi, Portugalia me një fitore të ngushtë prej 1:0 mposhti kombëtaren e Marokut, ndonëse para ndeshjes vlente favorit absolut, raporton Anadolu Agency (AA).

Të udhëhequr nga kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo, Portugalia kaloi herët në avantazh, me golin e shënuar nga Ronaldo në minutan e katërt të ndeshjes, pas një dueli të guximshëm që pati me repartin defanziv, duke shënuar me kokë pas një krosimi të Bernardo Silvas.

Deri në fundin e pjesës së parë, në fushën e blertë të stadiumit Luzhniki në Moskë nuk pati raste të volitshme, meqë loja u zhvillua kryesisht në mesfushë, por me një dominim të theksuar të portugezëve.

Edhe gjysmëloja e dytë u ndoq me një lojë të ngjashme, me tentativat e marokenëve për të ushtruar presion i cili do të barazonte shifrat, megjithatë portugezët u mbrojtën mirë duke ruajtur epërsinë nga pjesa e parë.

Ajo që duhet theksuar, është se të katër golat e Portugalisë në Rusi 2018, janë shënuar nga Ronaldo, i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i Botërorit.

Portugalia me katër pikë kryeson tabelën e grupit B, ndërkohë që Maroku pa pikë të tubuara është në pozitën e fundit. Kundërshtarët e tyre nga raundi i fundit, Spanja dhe Irani, ndeshjen e tyre mes vete, e luajnë sonte me fillim në ora 20:00.

Sot në orar, në ora 17:00, është ndeshja e dytë nga grupi A, ku forcat do ti masin Uruguaji dhe Arabia Saudite.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.