Erkan Tiryaki
15 korrik 2018•Përditësim: 16 korrik 2018
MOSKË (AA) – Kombëtarja e Francës në futboll fitoi titullin e kampionit në Botërorin "Rusi 2018", pas fitores që shënoi ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë fitore në ndeshjen finale në stadiumin "Luzhniki" të Moskës, Franca arrin që për herë të dytë të bëhet kampione e botës.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-1 me epërsinë e Francës. Futbollisti kroat në minutën e 18-të Manxhukiç shënoi autogol ndërsa në minutën e 28-të Kroacia arriti të barazojë rezultatin me golin e Perishiçit.
Franca kaloi përsëri në epërsi në minutën e 38-të, me penaltinë e akorduar me sistemin VAR. Me golin e Griezmanit në penalti pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Franca rriti epërsinë ndaj Kroacisë me golat e Pogbas në minutën e 59-të, si dhe me atë të Mbappes në minutën e 65-të.
Goli i fundit u shënua në minutën 69-të nga Manxhukiç pas një gabimi të portierit francez Lloris.
Me këtë ndeshja përfundoi me rezultatin 4-2, me fitoren e Francës.