Fatjon Cuka
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
SHKODËR (AA) -Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në ndeshjen me Finlandën të luajtur në Shkodër, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja zyrtare eliminatore për Botërorin "Rusi 2018" Kosovë – Finlandë e zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër ka përfunduar me rezultatin 0-1.
Finlanda ka kaluar në avantazh në minutën e 83 me golin e shënuar nga Puki.
Kosova ndodhet në grupin I, së bashku me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.
Përfaqësuesja e Kosovës me ndeshjet e zhvilluara deri tani gjendet në vendin e gjashtë në grup, me 1 pikë.