Şenhan Bolelli
27 Dhjetor 2018•Përditësim: 28 Dhjetor 2018
MADRID (AA) - Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas fyerjeve raciste në drejtim të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ronaldo reagoi kundër racizmit në futbollin italian, i cili ka qenë i pranishëm në këngët dhe brohoritjet e tifozëve të Interit ndaj futbollistit senegalez të Napolit, Koulibaly. Ronaldo në llogarinë e tij në Instagram shkroi: "Në botë dhe në futboll gjithmonë duhet respekt dhe mirësjellje. Jo racizmit dhe çfarë do sulmi tjetër dhe diskriminimi".
Në ndeshjen e mbrëmshme Inter-Napoli të luajtur në javën e 18-të të Ligës në Serie A të Italisë tifozët kënduan këngë dhe brohoritje raciste ku në objektiv ishte futbollisti francez me origjinë senegaleze Kalidou Koulibaly i cili luan për Napolin. Kjo shkaktoi debate mbi racizmin në futbollin e vendit.
Mediat italiane dhe autoritetet e futbollit kanë kritikuar brohoritjet raciste ndaj futbollistit Koulibaly.