Elvır Hodzıc
19 Gusht 2020•Përditësim: 20 Gusht 2020
Eksperti holandez i futbollit, Ronald Koeman u emërua shef i stafit teknik të Barcelonës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Koeman gjatë karrierës së tij barti fanellën e Barcelonës nga viti 1989 deri 1995 dhe kontriboi në fitoren e katër trofeve të La Ligës dhe Kupës Evropiane ndërsa tani vjen si trajner në vendin e braktisur nga Quique Setien.
Koeman lëshoi pozitën e trajnerit të përfaqësueses së futbollit të Holandës për të nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Barcelonën.
Lojtari i dikurshëm i Barcelonës, 57-vjeçari Koeman në Nou Camp kthehet si trajner për të ndihmuar gjigantin katalonjas të cilët janë të tronditur për mosarritjen e titullit në La Liga dhe disfatën e fundit të përjetuar në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kamponëve kundër Bayern Mynihut.
Menaxhmenti i Barcelonës njoftoi se në postin e drejtorit sportiv është emëruar Ramon Planes i cili ishte asistent i drejtorit në largim Eric Abidal.