Bekim Laci
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
SHKUP (AA) - Kombëtarja shqiptare në futboll ka shënuar një rënie të konsiderueshme në klasifikimin e fundit të FIFA-s të publikuar sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Kombëtarja shqiptare sipas radhitjes së fundit renditet në vendin e 45-të me 632 pikë të mbledhura që është për 10 pozicione më poshtë nga klasifikimi i mëparshëm të publikuar në muajin mars.
Në dy ndeshjet e fundit miqësore, kombëtarja shqiptare mposhti Luksemburgun me rezultatin 2-0, mirëpo humbja nga austriakët në Vjenë me rezultatin 2-1, që ka qenë përcaktuese për humbje të pikëve.
Renditja e FIFA-s ka pësuar ndryshime edhe në kreun e tabelës duke e vendosur Argjentinën në vend të parë me 1532 pikë, që ka zhvendosur Belgjikën në vend të dytë.
Sipas renditjes së fundit të FIFA-s, Maqedonia zë vendin e 141-të, që është për tre pozita më keq nga muaji i më parshëm, si pasojë e dy humbjeve të fundit kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë.
Shqipëria dhe Maqedonia do të përballen njëra me tjetrën në vjeshtë gjatë kualifikimeve për botërorin "Rusi 2018".
Në dhjetë pozitat më të mira gjenden: Argjentina, Belgjika, Kili, Kolumbia, Gjermania, Spanja, Brazili, Portugalia, Uruguai dhe Anglia.