Bekim Laci
06 Prill 2017•Përditësim: 07 Prill 2017
SHKUP (AA) — Përfaqësuesja e Brazilit në futboll, ka marrë kryesimin në renditjen tabelare të FIFA-s të publikuar të enjten, që për “Karaokët” është hera e parë prej vitit 2010, kur për herë të fundit kanë kryesuar tabelën e kombëtareve, raporton Anadolu Agency (AA).
Brazili është rikthyer në pozitën e parë të FIFA-s, duke e lënë pas vetes Argjentinën e cila javën e kaluar pësoi me rezultatin 2:0 nga Bolivia, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet për Botërorin "Rusi 2018".
Për sa i përket përfaqësueseve të rajonit, disfata nga Italia në kualifikimet për Botërorin Rusi 2018, i ka kushtuar Shipërisë një rënie për 12 pozita më poshtë, më konkretisht në pozitën e 66-të, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë pas fitoren ndaj Lihtenshtajnit me rezultatin 3:0 është ngjitur për 33 vende më lartë, por që akoma mban një pozitë të palakmueshme, atë të 133-të.
Pas disfatës nga Islanda me rezultatin 1:2, përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një rënie për gjashtë pozita, dhe aktualisht radhitet e 170-ta.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, Kroacia është e 18-ta, me një rënie për dy vende, Turqia është e 22-ta duke shënuar një ngjitje për katër pozita, Bosnjë e Hercegovina e 29-ta, Serbia radhitet e 49-ta dhe Mali i Zi i 62-ti.
Kampioni botëror në fuqi, Gjermania mbetet në pozitën e njëjtë nga hera e kaluar, në vendin e tretë e ndjekur nga Kili dhe Kolumbia.
Në pozitën e gjashtë është Franca, e shtata Belgjika, në pozitën e tetë është kampioni evropian Portugalia, e nënta është Zvicra dhe në pozitën e dhjetë Spanja.