Dejan Maksimovic
14 Qershor 2023•Përditësim: 14 Qershor 2023
Lojtari i kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham do të jetë lojtar i ri i Real Madridit, konfirmoi sot zyrtarisht "klubi mbretëror", transmeton Anadolu.
"Një prej talenteve më të mëdhenj në botën e futbollit, mesfushori që vjen në klubin tonë nga Borussia Dortmund, mbërrin në Madrid pasi u zgjodh si lojtari më i mirë në Bundesligë për sezonin 2022/23. Ky 19-vjeçar tashmë është në formacionin e parë të kombëtares së Anglisë", thuhet në faqen e klubit.
Sipas raportimeve të mediave, Reali i ka paguar klubit gjerman dëmshpërblim prej 103 milionë euro dhe nëse plotësohen bonuset e caktuara, kjo shumë mund të rritet deri në 134 milionë euro. Bellingham nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me Realin.
Bellingham i bashkohet skuadrës së Carlo Ancelottit pas tre sezonesh në Gjermani. Në fanellën e Borussia Dortmundit, ai luajti 132 ndeshje dhe shënoi 24 gola. Bellingham më parë ka luajtur për Birmingham City. Ndonëse është vetëm 19 vjeç, ai ka bërë 24 paraqitje për kombëtaren e Anglisë dhe ka shënuar një gol.