Mutlu Demirtaştan
04 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) - MUTLU DEMİRTAŞTAN
Skuadra e teknikut francez Zinedine Zidane, Reali i Madridit dhe ylli i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo duken se janë shumë larg pritshmërive këtë fillim sezoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Ronaldo është në formën më të keqe që prej sezonit 2009 - 2010, kohë kur ylli portugez u transferua tek Reali i Madridit. Në 7 javët e para të La Liga-s ai ka shënuar vetëm një gol.
Ndërsa edhe Zidane nuk ka rritur të lërë pas performancën e paraardhësit të tij Rafael Benitez këtë sezon, ndërkohë që sezonin e shkuar ai tregoi një performancë të mirë duke çuar Realin e Madridit në finalen e Champions League.
Reali i Madridit edhe këtë vit ashtu sikurse sezonin e shkuar ka marrë 4 fitore dhe 3 barazime. Në 7 javë kjo skuadër ka arritur të mbledhë 15 pikë.
Ronaldo kërkon të shkuarën
Ronaldo i cili doli nga loja në ndeshjen e finales së EURO 2016 kundër Francës pas një dëmtimi, duket se është rikuperuar për një kohë të gjatë dhe se kjo gjë ka ndikuar edhe në performancën e tij.
31 vjeçari Ronaldo i cili ka kaluar 7 sezone shumë të mira tek Reali i Madridit duke korrur shumë suksese, këtë sezon për shkak të dëmtimit, në 7 ndeshje luajti vetëm në 4 prej tyre dhe mundi të shënojë vetëm një gol.
Performanca e Ronaldo-s tek Madridi në 7 javët e para ndër vite është e tillë: Sezoni 2009 - 2010, 13 gola, 2010 - 2011, 5 gola, në sezonin 2011 – 2012, 7 gola, në sezonin 2012 – 2013, 8 gola, në sezonin 2013 – 2014, 6 gola, në sezonin 2014 – 2015, 13 gola dhe në sezonin 2015 – 2016, 5 gola.
Më afër se kurrë serisë më të gjatë të barazimeve
Ekipi madrilen ndodhet vetëm një ndeshje larg serisë më të gjatë të barazimeve. Real Madridi i cili në 3 javët e fundit ka marrë vetëm barazime, nëse edhe javën e ardhshme më 15 tetor ndahet me barazim në debutimin kundër Real Betis-it do të kapë rekordin përsa i përket serisë së barazimeve.
Reali Madrid më parë në 1947-48, 1968-69, 1969-70 dhe 2006-07 ka patur 4 barazime radhazi.
Kredibiliteti i Zidane-s i lartë
Zidane i cili ka korrur shumë suksese gjatë kohës kur ai luante si futbollist me Realin e Madridit, gëzon një kredibilitet të lartë si tek drejtuesit e klubit ashtu edhe tek tifozët.
Paraardhësi i tij Benitez u largua nga kjo skuadër në javën e 18-të të sezonit të shkuar për shkak të futbollit të pa pëlqyer si dhe përjashtimit nga kupa e mbretit të Realit si rrjedhojë e futjes në lojë të Denis Cheryshev i cili ishte i dënuar.
Ndërsa Zidane arritit të marrë sigurinë e drejtuesve dhe tifozëve pas arritjeve të tij deri në fund të sezonit.
Edhe pse larg pritshmërive Reali i Madrid këtë vit në 10 ndeshje nuk ka parë asnjë humbje. Për shkak të faktorëve si performanca e dobët e Barcelonës, Reali ndodhet për shkak të golavarazhit menjëherë pas Atletico Madridit.
Veprimi i Ronaldos shkaktoi reagime
Veprimi i Ronaldos pas ndërrimit në ndeshjen e kampionatit të javës së 6 u kritikua nga tifozët. Pas ndërrimit në minutën e 72-të Ronaldo reagoi duke u nevrikosur për këtë ndërrim.
Pas ndeshjes Zidane është shprehur se Ronaldon e ka hequr nga loja në mënyrë që të luaj në ndeshjen e Champions League. Ndërkohë edhe kjo deklaratë nuk mënjanoi komentet se mes tyre ka probleme.