Sport

Real Madrid dhe Barcelona eliminohen nga Kupa e Mbretit

Gjigandët spanjoll nuk do të jen në finalen e Kupës së Mbretit (Copa del Rey) për herë të parë pas vitit 2010

Emre Aşıkçı  | 07.02.2020 - Përdıtësım : 08.02.2020
Real Madrid dhe Barcelona eliminohen nga Kupa e Mbretit

Ankara

Një mbrëmje jo të mirë kaluan gjigantët spanjoll të futbollit Real Madrid dhe Barcelona, pasi u eliminuan nga gara e Kupës së Mbretit të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet shokuese të çerekfinales nënkuptojnë se në finalen e kupës nuk do të marrin pjesë asnjë nga dy skuadrat kryesore të vendit për herë të parë që nga viti 2010.

Një sulm i vonuar nuk ishte i mjaftueshëm për të shpëtuar Madridin e Zinedine Zidane, pasi ata humbën 4:3 në shtëpi nga Real Sociedad.

"Los Blancos" (Të bardhët) pranuan 3 gola deri në minutën e 56 me golashënuesit e ri të Sociedad Martin Odegaard dhe Alexander Isak.

Mesfushori norvegjez Odegaard hapi rezultatin në minutën e 22-të dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë të ndeshjes.

Sociedad ishte më aktive në pjesën e dytë dhe sulmuesi suedez Isak gjeti rrjetën dy herë brenda dy minutave, duke shënuar në minutën e 54 dhe 56.

Mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo uli epërsinë tre minuta më vonë përpara se Sociedad të avancojë 4:1 me mesfushorin Mikel Merino në minutën e 69-të.

Kryesuesit e La Ligës i dhanë ndeshjes një përfundim mahnitës, pasi anësori Rodrygo gjeti rrjetën në minutën e 81-të dhe mbrojtësi Nacho Fernandez uli epërsinë 4:3 në minutën e 93-të.

Goli i vonshëm eliminon Barcelonën

Barcelona që mbretëron në La Liga u eliminua nga Athletic Bilbao. Loja në Stadiumin San Mames nuk u pa sa duhet sa i përket golave dhe aksioneve dhe u zgjidh nga goditja e mbrojtësit të Bilbaos Inaki Williams.

Barcelona nuk pati raste të shumta dhe mund të llogariten rreth katër mundësi shënimi, pavarësisht pranisë së superyllit argjentinas Lionel Messi.

Sulmuesi spanjoll Williams fitoi ndeshjen për Bilbao duke tundur rrjetin e portierit të Barcës Marc-Andre Ter Stegen në minutën e 93-të.

Në ndeshjet e tjera të mbrmshme Granada mundi Valencia 2:1 dhe Mirandes mposhti Villarreal 4:2 për t’u kualifikuar në gjysmë finale. 

- Rezultatet:

Real Sociedad - Real Madrid 4:3

Athletic Bilbao - Barcelona 1:0

Granada - Valencia 2:1

Mirandes - Villarreal 4:2 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın