Mutlu Demirtaştan
13 Mars 2017•Përditësim: 13 Mars 2017
STAMBOLL (AA) – Heroi i kthesës të djeshme dhe fitores së Real Madridit kundër Betis ishte Sergio Ramos i cili me golin në minutën e 81-të i solli tre pikë ekipit, por me këtë gol, Ramos njëherit është bërë edhe golashënuesi i dytë në historinë e Real Madridit në kategorinë e lojtarëve mbrojtës, raporton Anadolu Agency ( AA).
Edhe pse Betis avanconte, ekipi nga Bernabeu arriti që me golat e Cristiano Ronaldos dhe Ramosit të korrë fitore, kurse golin vendimtar e shënoi mbrojtësi i Real Madrid, Ramos, që ishte goi i 69-të në fanellën e klubit të Madridit.
Kështu, Ramos, në listën e golashënuesve më të mirë nga radha e mbrojtësve të Realit, ka tejkaluar Roberto Carlosin, i cili kishte shënuar 68 gola, ndërsa më i mirë se Ramos është vetëm kapiteni legjendar i skuadrës mbretërore Fernando Hierro, i cili në karrierën e tij, kishte shënuar 127 gola, që paraqet një rekord pothuajse të paarritshëm.