Sport

Qendërmbrojtësi i Romës, Chris Smalling, grabitet në shtëpi

"Lojtari anglez Smalling, bashkëshortja dhe djali i tij 2-vjeçar ishin në shtëpi kur tre burra të armatosur hynë në rezidencë"

Barış Seçkin  | 16.04.2021 - Përdıtësım : 18.04.2021
Qendërmbrojtësi i Romës, Chris Smalling, grabitet në shtëpi

Romë

Qendërmbrojtësi i ekipit italian Roma, Chris Smalling, është grabitur me armë në shtëpinë para familjes së tij, bënë të ditur mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari anglez Smalling, bashkëshortja dhe djali i tij 2-vjeçar ishin në shtëpi kur tre burra të armatosur hynë në rezidencë, raportoi e përditshmja sportive italiane "Corriere dello Sport".

Theksohet se grabitësit e detyruan Smalling të hapte kasafortën e tij dhe më pas vodhën orën Rolex dhe bizhuteritë e qendërmbrojtësit 31-vjeçar.

Smalling, gruaja dhe djali i tij theksohet se janë të padëmtuar.

Policia italiane po përpiqet të gjurmojë grabitësit.

Smalling, një veteran i Manchester United, ka luajtur për Romën që nga viti 2019.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın