Şenhan Bolelli
10 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
MADRID (AA) - Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique (29) paralajmëroi braktisjen e përfaqësueses spanjolle pas Kupës së Botës Rusi 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Pique, i cili nuk kishte marrëdhënie aq të mira me tifozët, pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Shqipërisë vendosi të largohet nga përfaqësuesja spanjolle.
Ai pas ndeshjes u tha gazetarëve se kishte polemika të shumta në lidhje me përfaqësuesen spanjolle dhe se pas Kupës së Botës në Rusi nuk do të vesh më fanellën e Spanjës.