Addis Getachew Tadesse
05 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Pesë futbollistë etiopianë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) zbuloi sot Federata e Futbollit të Etiopisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata testoi 36 nga 40 futbollistët e thirrur për të vendosur kampin në Addis Ababa për të grumbulluar skuadrën kombëtare të Etiopisë dhe në përgatitje për Kupën e Kombeve të Afrikës 2021 në Kamerun.
Nga 36 lojtarët e testuar, 5 u diagnostikuan me virus.
Federata nuk zbuloi emrat dhe informacione tjera mbi të infektuarit.
Brenda 72 orëve të ardhshme, thuhet më tej, të gjithë anëtarët e skuadrës kombëtare të futbollit, përfshirë trajnerët dhe stafin ndihmës do t'i nënshtrohen testimit për COVID-19.
Etiopia është anëtare themeluese e Konfederatës së Futbollit Afrikan.