Sport

Pep Gurdiola: Racizmi është gjithandej

"Racizmi është gjithandej, nuk është vetëm në futboll. Duhet të luftojmë që të bëjmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, jo vetëm në Angli, por kudo", tha Guardiola

Bekim Laci  | 11.12.2018 - Përdıtësım : 12.12.2018
Pep Gurdiola: Racizmi është gjithandej

Londër

LONDËR (AA) - Trajneri i anglezëve të Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se "racizmi është gjithandej", si një reagim pas pohimeve pas abuzimit racor të Raheem Sterling në ndeshjen e së shtunës kundër rivalëve të Chelsea, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht, policia është e përfshirë në një hetim për incidentin në të cilin u përfshi Sterling gjatë humbjes së Cityt nga Chelsea me rezultatin 2:0, në ndeshjen e cila u luajt në Stamford Bridge.

"Racizmi është gjithandej, nuk është vetëm në futboll", tha Guardiola i cituar nga BBC.

“Duhet të luftojmë që të bëjmë një të ardhme më të mirë për të gjithë, jo vetëm në Angli, por kudo", tha ai.

Zyrtarët e londinezëve të Chelsea thonë se mbështesin hetimin policor, për çka aktualisht kanë pezulluar nga tribunat katër persona, të cilët nuk do të mund të shikojnë ndeshjet deri në përfundimin e hetimit.

Në një kumtesë, Chelsea thotë se “nëse sjellja raciste rezulton e vërtetë, do të ketë sanksione të ashpra, përfshirë ndalesa për hyrje në tribuna”.

Guardiola komentoi edhe veprimin e klubit londinez.

"Çmoj lart atë që bëri Chelsea dhe nëse do të ndodhte në klubin tim, do të bënim të njëjtën gjë", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın