Ndeshjet e futbollit në Gjermani (Bundesligë), Francë (Ligue 1), Angli (Premier Ligë), Spanjë (LaLiga) dhe Itali (Serie A), të cilat janë ndër 5 ligat më të mëdha të futbollit në Evropë, vazhduan gjatë fundjavës, raporton Anadolu.

Në Spanjë tabelën e kryeson Real Madridi, kurse në Angli Liverpool, në Itali Napoli, në Gjermani Bayern Munich si dhe në Francë Paris Saint-Germain (PSG).
- Real Madrid me 4 pikë diferencë kryeson tabelën
Real Madrid, në ndeshjen kundër Valladolid të cilin e fitoi me "hat-trick" nga Kylian Mbappe, arriti fitoren e 4-t radhazi.
Atletico Madrid, nga ana tjetër që gjendet në vendin e dytë, në terren të brendshëm mbeti barazi me Villarreal 1-1 duke pësuar humbjen e pikëve për të dytën herë radhazi.
Barcelona nga ana tjetër arriti një fitore spektakolare kundër Valencias me një rezultat prej 7-1, ku futbollisti i ri Fermin Lopez shënoi 2 gola dhe 2 asistime. Me këtë rezultat klubi katalanas arriti fitoren e parë pas 4 javësh.
Real Madrid kryeson tabelën me 49 pikë në fund të javës së 21-të, ndërsa Atletico Madrid gjendet në vendin e dytë me 4 pikë më pak. Barcelona gjendet në vendin e tretë me 42 pikë.
- Liverpool vazhdoi të ruaj avantazhin në krye të tabelës
Lideri i Premier Ligës, Liverpool fitoi ndaj Ipswich Town me rezultat prej 4-1 me golat e Dominik Szoboszlai, Muhammed Salah dhe Cody Gakpo (2).
Arsenal nga ana tjetër arriti të fitojë ndeshjen kundër Wolverhampton me një rezultat prej 1-0, ku në pjesën e parë të ndeshjes mbeti me 10 lojtarë.
Në ndeshjen e javës Manchester City, fitoi Chelsea-n me rezultat prej 3-1, duke e arritur fitoren e 4-t në 5 javët e fundit.
Në javën e 23-të të ligës, Liverpool me një ndeshje më pak dhe 53 pikë vazhdon të kryesojë tablën. Pas Liverpoolit vjen Arsenal me 47 pikë, Nottingham Forest 44, Manchester City dhe Newcastle United nga 41 pikë.
- Napoli kryeson tabelën me një ndeshje më shumë
Lideri i Serie A, Napoli, në ndeshjen e javës e fitoi ndaj Juventusit me rezultat prej 2-1, me golat e Zambo Anguissa dhe Romelu Lukaku nga penalti, duke e arritur fitoren e 7 radhazi.
Kampioni i fundit, Interi, jasht terrenit të vet fitoi ndaj Lecce-s me rezultat prej 4-0. Kurse Atalanta fitoi ndaj Como-s me rezultat 2-1, duke e arritur fitoren e parë pas 4 javësh.
Në ndeshjen tjetër të javës Milani fitoi ndaj Parmës me 3-2, duke e rikthyer rezultatin prej 1-2. Ndërkaq Roma fitoi ndaj Udinesen me 2-1.
Në javën e 22-të ligës Napoli me një ndeshje më shumë kryeson tabelën me 53 pikë. Inter me një ndeshje më pak dhe 50 pikë është e dyta kurse Atalanta e treta me 46 pikë.
- Bayern Munich arriti fitoren e 5-të radhazi
Lideri i Bundesligës, Bayern Munich, fitoi ndaj Freiburgun me golat e Harry Kane dhe Kim Min-jae, me rezultat 2-1, duke arritur fitoren e 5-të radhazi.
Kampioni i fundit Bayer Leverkursen, barazoi me Leipzig me rezultat prej 2-2 dhe humbi pikë pas 8 javësh.
Borussia Dortmund, nga ana tjetër, në ndeshjen e parë pasi ndau rrugët me trajnerin me origjinë turke Nuri Şahin, barazoi 2-2 me Werder Bremen.
Në fund të javës së 19-të, Bayern Munich me 48 pikë kryeson tabelën, e ndjekur nga Bayer Leverkursen (42) dhe Eintracht Frankfurt (37).
- PSG pëson humbje pikësh pas 4 javësh
Lideri i Ligue 1, PSG, në terren të brendshëm barazoi me Reims me rezultat prej 1-1 duke pësuar humbjen e parë të pikëve pas 4 javë.
Edhe pse Ousmane Dembele nga ekipi i Parisit shënoi golin e parë, nuk arriti të ndalojë golin e kundërshtarit Keito Nakamura.
Olympique Marseille, humbi kundër Nice me 2-0 dhe nuk arriti ta shfrytëzoj rastin t'i afrohet liderit në javën kur humbi pikë.
Ndërkaq Monaco fitoi me 3-2 kundër Rennes, fitore e parë pas 4 javësh.
PSG-ja e pamposhtur deri më tani me 47 pikë kryeson tabelën, ndërsa më pas vijnë Marseille me 37 dhe Monaco me 34 pikë.