Sport, football, archive

Pas ndeshjes Serbi – Shqipëri festë e madhe në Prishtinë

15.10.2014 - Përdıtësım : 15.10.2014
Pas ndeshjes Serbi – Shqipëri festë e madhe në Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Prishtina po feston pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri, në Beograd.

Atmosfera në kryeqytetin e Kosovës shpërtheu pas incidentit i cili ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në stadiumin e Partizanit të Beogradit dhe ndërprerjes së duelit nga gjyqtari kryesor Atkinson, për shkak të eskalimit të situatës.

Fishekzjarrë, valëvitja e flamujve kombëtar kuqezi, këngë, brohoritje, parakalimi i makinave me sirena në të gjitha rrugët dhe brohoritje nga ballkonet dhe ndërtesat, ishin pamjet të cilat e kapluan Prishtinën.          

Tifozët e tubuar në qendër të qytetit, nga mosha 7 deri në moshën 77 vjeçare, gjithë ata që e përcollën ndeshjen në ekranin gjigant por edhe nëpër kafe baret t për rreth, pas lajmit se ndeshja u suspendua dhe se, vendimin lidhur me këtë ndeshje do ta merr UEFA-ja, pas shqyrtimit të incidentit, filluan një festë të paparë e cila po i ngjanë asaj të festës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Dueli i cili cilësohej si një ndër duelet me rrezikshmërinë më të lartë në vitet e fundit, Serbi-Shqipëri, doli të jetë i tillë.

Ndërsa po zhvillohej minuta 41 e ndeshjes, Serbi- Shqipëri, vjen deri tek ndërprerja për shkak të hedhjeve piroteknike nga publiku serb, në fushën e lojës.

Në ato çaste, një lodër-aeroplan me teledirigjim, me flamur të shqiptarëve dhe figurën e shqiptarit me plis, fluturoi mbi stadiumin e Partizanit duke irrituar maksimalisht publikun. Askush nuk mund të besonte se çka po ndodh.

Në momentin kur aeroplani ateroi, një lojtar serb e shkuli atë dhe në këtë reaguan lojtarët shqiptarë. Me këtë rast erdhi deri tek një rrëmujë dhe kacafytje e lojtarëve, ndërkohë që në fushë u ftuan edhe lojtarët rezervistë të dyja skuadrave, si dhe tifozët të cilët me karrige sulmuan Lorik Canën.

Tensionet u ngritën në maksimum dhe përkeqësimi i situatës së sigurisë në fushën e futbollit, detyroi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, anglezin Atkinson, të ndërpres takimin dhe t’i urdhëroi lojtarët e të dyja kombëtareve të futën në teshatore.

Zyrtarisht, pranë rezultatit 0:0, ndeshja u suspendua, ndërsa vendimin final lidhur me këtë do ta marr UEFA-ja

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın