Selçuk Buğra Gökalp
17 Korrik 2021•Përditësim: 19 Korrik 2021
Futbollisti francez Olivier Giroud i dha lamtumirën klubit anglez Chelsea, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, 34-vjeçari tha se po fillon një udhëtim të ri dhe falënderoi shokët e tij të skuadrës, trajnerët dhe personelin e klubit anglez.
Sulmuesi francez gjithashtu ka fituar trofe me "Të kaltërtit", duke përfshirë një të Ligës së Kampionëve, një të Ligës Europa dhe një Kupë FA.
Duke filluar karrierën e tij me klubin francez Grenoble, Giroud u transferua në Chelsea në vitin 2018 nga rivali i tij Arsenal.
Ai shënoi 39 gola dhe bëri 14 asistime në 119 ndeshje për Chelsea-n.
Fituesi i Kupës së Botës 2018 gjithashtu kishte 46 gola në 110 ndeshje për ekipin e tij kombëtar.
Chelsea përfundoi Premierligën angleze në vendin e katërt me 67 pikë sezonin e kaluar.