Sport

Neymar nuk do të mund të luaj në Copa America

Ylli i kombëtares së Brazilit në futboll, Neymar, nuk do të mund të luaj në Copa America për shkak të një lëndimi

Doga Kirmizioglu  | 06.06.2019 - Përdıtësım : 06.06.2019
Neymar nuk do të mund të luaj në Copa America

Ankara

Ylli i kombëtares së Brazilit në futboll, Neymar, nuk do të mund të luaj në Copa America për shkak të një lëndimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Federata e Futbollit të Brazilit është bërë e ditur se është kryer kontrolli mjekësor tek Neymari i cili u lëndua në minutën 17-të të ndeshjes me Katarin të cilin Brazili e fitoi 2-0.

Pas lëndimit në kyçin e këmbës Neymar nuk do të mund të vesh fanellën e Brazilit gjatë ndeshjeve të Copa America e cila do të zhvillohet mes datave 14 qershor - 7 korrik.

Trajneri i Brazilit, Tite, muajin e kaluar deklaroi se shiriti i kapitenit të Brazilit në Copa America i është dhënë Dani Alvesit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın