Dejan Maksimoviç
29 janar 2016•Përditësim: 29 janar 2016
SARAJEVË (AA) – Futbollisti brazilian Neymar (23), i cili aktualisht mbanë fanellën e Barcelonës, tha se e admiron Josep Pep Guardiolan dhe se dëshiron që të luajë për ekipin që ai drejton, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë veta këtë deklaratë të Neymar do ta interpretojnë si paralajmërim të tij për largim nga "Barcelona", por tani për tani një opsion të tillë sulmuesi brazilian e ka mohuar. Guardiola u largua nga stoli i Barcelonës në vitin 2012, kurse një vit më vonë Neymar mbërriti në "Camp Nou".
Pas pauzimit një vjeçar, eksperti spanjoll mori drejtimin e Bayern Munchen, por sipas paraljmërimeve ai do të ndryshojë destinacion këtë verë, ku pritet të shkojë në Angli. Prandaj mediat angleze me muaj kanë shkruar lidhur me ardhjen e tij në Chelsea, Manchester United apo Manchester City.
"Guardiola është person i mrekullueshëm, me të vërtetë e admiroj dhe dua të luaj në ekipin e tij", tha Neymar.